Manuali i Përdorimit
GATALOGU I MANUALIT
Manualin mund ta shkarkoni si PDF ose mund ta shikoni si KATALOG Liber Online.
Menaxhimi i një Agjensie Turistike
Menaxhimi i një Agjensie Turistike si bazë e punës është informacioni dhe raportet e punës që ajo kryen. Çdo agjensi turistike fokusohet në një shërbim dhe insiston të krijojë një emër mbi shërbimin që ofron.
Shumica e Agjensive fokusohen në Biletari duke nxjerrë një çmim më të lirë dhe më shumë përfitim. Për t'u shtrirë dhe për të kapur klientelën e duhur, shumë agjensi turistike në Shqipëri operojnë në disa pika shërbimi, stacione autobusësh, aeroporte ose qytete të ndryshme.
Çdo pronar i Agjensisë Turistike insiston që në kohë reale t'i shikojë të gjitha ecuritë e punës në orarin e punës. Kontrollimi i shitjeve të biletave është shumë i rëndësishëm sepse një biletë shitet për një kohë shumë të shpejtë. Nëse brenda kësaj kohe nuk mund të kontrollohet shitja, gjasat për të çrregulluar punën janë shumë të mëdha.
Regjistrimi i të Dhënave në Agjensi
Çdo shitje duhet të regjistrohet dhe të kontrollohet. Për çdo biletë ka një datë SHITJE dhe një datë UDHËTIMI. Agjensia duhet të jetë nën kontroll të plotë nga momenti i shitjes deri në udhëtim.
Çfarë kontrollohet saktësisht nga Agjensia.com?
- Regjistrimin e Shitjeve për Disa lloje të biletave.
- Regjistrimin për Linja Tokësore (Bileta Autobusi).
- Regjistrimin për Linja Ajrore (Bileta me Aeroplan).
- Regjistrimin për Linja Detare (Bileta me Traget).
- Regjistrimin për Kompani Sigurimi (Sigurimi në udhëtim).
- Regjistrimin për Makina me Qira (Rent a Car).
- Regjistrimin për Paketa Turistike.
Raportet që krijohen nga Agjensia.com
Çdo punëtor në Agjensi Turistike raporton për punën që bën çdo ditë. Këto raporte janë:
- DSR (Daily Sales Report) - Raport i Shitjeve Ditore.
- TSR (Ticket Sales Report) - Raport sa bileta janë shitur.
RAPORTET QË KRIJON SISTEMI:
- TSR - Ticket Sales Raport.
- DSR - Daily Sales Raport.
- Bileta të shitura sipas kompanive dhe llojit.
- Udhëtarët që udhëtojnë sot.
- Sa bileta janë shitur për secilin agjent.
- Vlera Totale për ditën dhe me datë të selektuar.
